Select Page

– “Kështu (janë dërguar Profetë), sepse Zoti yt kurrë nuk e shkatërron asnjë vend për padrejtësitë e tyre, nëse banorët e tij janë të paparalajmëruar.“ – Me dërgimin e profetëve dhe me shpalljen e librave, Allahu i Lartësuar nuk u ka lënë dy krijesave të përgjegjshme ligjërisht (njerëzve dhe xhindëve) asnjë justifikim për mosbesimin dhe mosnënshtrimin e tyre.

Askush nuk do të merret në përgjegjësi dhe ndëshkohet për padrejtësitë e tij, nëse është i paditur, i panjoftuar dhe i paparalajmëruar. Allahu i Lartësuar, me mëshirën dhe drejtësinë e Tij, kurrë nuk do të ndëshkonte dikë pa i dërguar fillimisht të dërguarit dhe lajmëtarët e tij.49

49  Meqë Shejhu nuk e ka shtjelluar këtë ajet në Tefsir-in e tij, ne e sollëm atë të shtjelluar nga “Tefsir el Mujeser”.