Select Page

43. Ai (i biri) tha: “Unë do të ngjitem në mal, që do të më mbrojë nga uji!” Nuhu i tha: “Sot asgjë nuk mund të shpëtojë (ndonjë) prej ndëshkimit të Allahut, përveç atyre që Ai i ka mëshiruar.” Ndërkaq, dallga hyri mes tyre e djali qe nga ata që u mbytën.

– “Unë do të ngjitem në mal, që do të më mbrojë nga uji.”” – Unë do të ngjitem në mal, dhe kështu do të shpëtoj nga mbytja. Atëherë Nuhu i thotë: – “Nuhu i tha: “Sot asgjë nuk mund të shpëtojë (ndonjë) prej ndëshkimit të Allahut, përveç atyre që Ai i...

42. Kështu Anija lundronte me ta përmes valëve të larta si male. Nuhu thirri të birin, që ishte veçuar nga të tjerët: “O biri im! Hip bashkë me ne e mos u bëj me mohuesit!“

– “Kështu Anija lundronte me ta përmes valëve të larta si male.” – Anija, së bashku me Nuhun dhe ata që hipën me të, lundronte mes dallgëve, që ishin të larta si male. Por për atë anije dhe udhëtarët e saj përkujdesej vetë Zoti i qiejve dhe i tokës. Ai...

40. Kur erdhi urdhri Ynë dhe burrimet e tokës gufuan, Ne i thamë: “Ngarko në të nga një çift (mashkull e femër) prej çdo krijese, familjen tënde, – përveç atyre për të cilët është dhënë vendimi i ndëshkimit, – dhe besimtarët.” Por vetëm pak besuan në të.

– “Kur erdhi urdhri Ynë dhe burrimet e tokës gufuan, …” – Kur afroi caktimi i Zotit për të ndëshkuar atë popull, uji nisi të vërshonte nga çdo anë, nga qielli, nga toka, madje edhe furrat, të cilat normalisht janë plot zjarr, pra, edhe prej tyre...

129. Por nëse ata refuzojnë, atëherë thuaju: “Mua më mjafton Allahu. Nuk ka të adhuruar tjetër me meritë veç Tij. Unë i mbështetem vetëm Atij dhe Ai është Zoti i Fronit të Madh.

  – “Por nëse ata refuzojnë, atëherë thuaju: “Mua më mjafton Allahu. Nuk ka të adhuruar tjetër me meritë veç Tij. Unë i mbështetem vetëm Atij dhe Ai është Zoti i Fronit të Madh.” – Nëse të besojnë si Profet, ky është një fat i madh dhe mirësi e...