Select Page

 

– “Por nëse ata refuzojnë, atëherë thuaju: “Mua më mjafton Allahu. Nuk ka të adhuruar tjetër me meritë veç Tij. Unë i mbështetem vetëm Atij dhe Ai është Zoti i Fronit të Madh.” – Nëse të besojnë si Profet, ky është një fat i madh dhe mirësi e jashtëzakonshme për ta. Por nëse të kthejnë shpinën dhe nuk të besojnë, atëherë ti vazhdo rrugën që Zoti të ka urdhëruar!

Vazhdo t’i ftosh njerëzit në rrugën e Zotit dhe thuaj: “Hasbijjallah (Më mjafton Allahu për të gjitha çështjet e mia), La ila-lahe il-la Hu (Nuk ka të adhuruar me meritë veç Tij), Alejhi teuekkeltu (Vetëm Atij i mbështetem për arritjen e çdo të mire dhe për shpëtimin nga çdo e keqe), ue hue Rabbul Arshil Adhim (Ai është Zoti i Fronit madhështor). Froni është krijesa më e madhe e Allahut. Froni i Allahut ka përfshirë të gjitha krijesat. Zoti i këtij Froni është sigurisht dhe Zoti i gjithçkaje tjetër poshtë tij.