Select Page

71. (Kujto) Ditën kur Ne do t’i thërrasim të gjithë njerëzit, bashkë me prijësin e tyre. Ata, që libri i tyre do t’u jepet nga e djathta, do ta lexojnë (me kënaqësi) librin e tyre dhe nuk do t’u bëhet asnjë padrejtësi.

– “(Kujto) Ditën kur Ne do t’i thërrasim të gjithë njerëzit, bashkë me prijësin e tyre.” – Allahu i Madhëruar na njofton për gjendjen e krijesave në Ditën e Gjykimit. Atë ditë, Ai do të thërrasë dhe tubojë krijesat dhe me secilin grup do...

70. Ne i nderuam pasardhësit e Ademit (njerëzit), u mundësuam të udhëtojnë në tokë e në det, i begatuam me ushqime të mira dhe i dalluam ata me një dallim të madh mbi shumë prej krijesave që Ne krijuam.

– “Ne i nderuam pasardhësit e Ademit (njerëzit), …” – Ky është tregues i bujarisë dhe bamirësisë së pakufishme të Zotit, që askush nuk mund ta përkufizojë. Në sajë të kësaj bujarie, Ai e nderoi llojin njerëzor në shumë aspekte. Zoti e...

69. Apo jeni të sigurt se Ai nuk do t’ju kthejë përsëri (në det), e t’ju lëshojë ndonjë furtunë shkatërrimtare që t’ju fundosë për shkak të mosbesimit tuaj e ju të mos gjeni asnjë që të ankohej kundër Nesh për ju.

– “Apo jeni të sigurt se Ai nuk do t’ju kthejë përsëri (në det), …” – Edhe nëse mendoni se në tokë jeni të sigurt, a nuk mendoni se ju mund të ktheheni sërish në det? Ju nuk jeni të sigurt që gjatë jetës suaj, ju të gjendeni në të njëjtën...

68. A mos jeni të sigurt vallë që Ai nuk do t’ju fundosë në tokë ose nuk do t’ju dërgojë ndonjë rrebesh gurësh e ju të mos gjeni asnjë që t’ju mbrojë?

Ai ka fuqi dhe pushtet për gjithçka. Nëse dëshiron, Ai jua sjell ndëshkimin nga poshtë këmbëve me shembje ose rrëshqitje masive të tokës. Por Ai mund t’jua sjellë ndëshkimin edhe nga sipër, që ju shndërron në kufoma. Ky është një mesazh i qartë: Kurrë mos mendoni se...