Select Page

110. Thuaj: “Lutuni (me emrin) Allah ose lutuni (me emrin) Er Rahman – me cilindo (prej emrave) që t’i luteni, emrat e Tij janë më të bukurit. E ti mos e ngri zërin (duke kënduar) në namazin tënd dhe as mos e ul tepër në të, por kërko mes kësaj një rrugë mesatare.”

– “Thuaj: “Lutuni (me emrin) Allah ose lutuni (me emrin) Er Rahman – me cilindo (prej emrave) që t’i luteni, emrat e Tij janë më të bukurit.” – Me cilindo emër që ta lusni Allahun, emrat e Tij janë të gjithë të bukur. Allahu thotë:...

107. Thuaj: “Besoni në atë (Kur’anin) apo jo, atyre që u është dhënë dituri (nga librat e parë) para tij, kur u lexohet (Kur’ani) lëshohen me fytyrë përdhe, duke bërë sexhde.”

Pasi është bërë e qartë se Kur’ani është i vërtetë dhe i tillë që nuk ka asnjë dyshim rreth tij, atëherë thuaju atyre që nuk besojnë dhe e konsiderojnë atë të kotë: – “Thuaj: “Besoni në atë (Kur’anin) apo jo …” – Dijeni, o jobesimtarë, se...