– “Dhe thonë: “I Lartësuar qoftë Zoti ynë! Premtimi i Zotit tonë është përmbushur.” – I pastër dhe i dëlirë është Allahu nga çdo mangësi, me të cilën e përshkruajnë idhujtarët. Ata thonë: “Premtimi i Zotit tonë për ringjalljen, llogarinë dhe shpërblimin me drejtësi për veprat është i vërtetë”. Ky premtim është i pakthyeshëm, dhe nuk ka dyshim që do të plotësohet.