Select Page

Pasi është bërë e qartë se Kur’ani është i vërtetë dhe i tillë që nuk ka asnjë dyshim rreth tij, atëherë thuaju atyre që nuk besojnë dhe e konsiderojnë atë të kotë:

– “Thuaj: “Besoni në atë (Kur’anin) apo jo …” – Dijeni, o jobesimtarë, se Allahu nuk ka asnjë nevojë për ju dhe besimin tuaj. Dijeni se ju nuk mund të dëmtoni kurrë Atë. Të vetmit të dëmtuar në këtë mes jeni ju. Allahu ka besimtarë dhe të devotshëm, të cilët kanë cilësi të mrekullueshme. Këtyre Allahu u ka dhënë diturinë e dobishme.

– “… atyre që u është dhënë dituri (nga librat e parë) para tij, kur u lexohet (Kur’ani) lëshohen me fytyrë përdhe, duke bërë sexhde.”. – Nga kjo dituri e madhe, kur lexojnë ajetet e Allahut, ata ndikohen shumë e bien në sexhde. Ata e besojnë Allahun dhe nënshtrohen për të jetuar sipas Shpalljes së tij.