Select Page

67. Kur gjendeni në rrezik në mes të detit, harrohen ata të cilëve ju u luteni zakonisht, përveç Atij (Allahut). Por pasi Ai ju shpëton e ju nxjerr në tokë, ju sërish i ktheni shpinën. Njeriu është mohues i madh.

Është një shenjë treguese e mëshirës së Allahut dhe e faktit se Ai është i vetmi që meriton adhurimet se: kur njerëzit janë në rrezik në det, kur ata tmerrohen tek shohin valët që janë gati t’i gllabërojnë, atëherë harrohen ata të cilëve u luteshin gjatë kohës...

64. Mashtroje me zërin tënd kë të mundesh prej tyre dhe mblidhe gjithë kalorësinë e këmbësorinë tënde kundër tyre! Merr pjesën tënde në pasurinë dhe në fëmijët e tyre dhe mbushi me premtimet e tua! Por shejtani nuk u premton gjë tjetër, përveç mashtrimit.

– “Mashtroje me zërin tënd kë të mundesh prej tyre …” – Këtu bëhet fjalë për çdo zë që i fton krijesat për poshtërsi dhe mosbindje ndaj Zotit. – “… dhe mblidhe gjithë kalorësinë e këmbësorinë tënde kundër tyre!”...