Select Page

Pasi na tregoi planet e fëlliqura të shejtanit kundër nesh, Allahu i Madhëruar na mëson mënyrën e mbrojtjes prej ligësisë dhe sprovave që vijnë nga ai. Ajo është rruga e adhurimit të Zotit, besimi i pastër dhe i drejtë, mbështetja e plotë vetëm në madhështinë e Zotit. Ai thotë:

– “Në të vërtetë, ti nuk ke kurrfarë fuqie mbi robërit e Mi.” – Ti nuk ke asnjë fuqi reale për t’i devijuar e humbur robërit e Mi me mashtrimet e tua. Përmes adhurimit të saktë, Allahu i mbron ata nga çdo ligësi e shejtanit të mallkuar. Allahu i ruan nga shejtani dhe u ofron mbrojtje të mjaftueshme kundër kurtheve e intrigave të Tij.

– “Mjafton që Zoti është mbrojtësi i tyre.” – Allahu është mëse i mjaftueshëm për këdo që i mbështetet dhe i plotëson urdhëresat e Tij.