– “Apo jeni të sigurt se Ai nuk do t’ju kthejë përsëri (në det), …” – Edhe nëse mendoni se në tokë jeni të sigurt, a nuk mendoni se ju mund të ktheheni sërish në det? Ju nuk jeni të sigurt që gjatë jetës suaj, ju të gjendeni në të njëjtën situatë në mes të detit.
– “… e t’ju lëshojë ndonjë furtunë shkatërrimtare që t’ju fundosë për shkak të mosbesimit tuaj …” – Atëherë, Ai ju lëshon një furtunë, që shkatërron çdo gjë që i del përpara. Allahu ka fuqi për gjithçka.
– “… e ju të mos gjeni asnjë që të ankohej kundër Nesh për ju. – Kurrë nuk do të keni mundësi të refuzoni dhe rrëzoni gjykimin e drejtë të Allahut, i Cili nuk i bën padrejtësi askujt, as sa një thërrmijë.