Select Page

36. Por Shejtani i tundoi ata nëpërmjet saj (pemës) dhe i nxori nga ajo (e mirë) ku patën qenë. Ne u thamë: “Zbritni (dilni prej Xhenetit)! Ju jeni armiq të njëri-tjetrit! Në tokë, ju do të keni vendbanim e strehim, dhe në të do të gjeni furnizim deri në një afat (të caktuar).

– “Shejtani i tundoi ata nëpërmjet saj (pemës)” – Pra, i tronditi nga bazat dhe qëndrueshmëria e tyre për të mos thyer urdhrat. Këtë e arriti duke ua zbukuruar të ndaluarën, duke iu betuar atyre dhe duke u shtirur si këshilltar i mirë, që u donte të mirën....

35. Ne i thamë: “O Adem! Banoni në Xhenet, ti dhe bashkëshortja jote dhe hani nga frutat e tij lirisht dhe ku të dëshironi! Por mos iu afroni asaj peme, e të bëheni të padrejtë!

– “Ne i thamë: “O Adem! Banoni në Xhenet, ti dhe bashkëshortja jote…” – Allahu i Lartësuar e krijoi Ademin dhe e dalloi mbi krijesat e tjera. Për t’i plotësuar e përsosur më shumë mirësitë e Tij ndaj Ademit (a.s.), Allahu i Lartësuar krijoi prej Ademit një...

33. Tha (Allahu): “O Adem! Tregojua atyre (melekëve) emrat e tyre (të sendeve). E kur (Ademi) ua tregoi atyre (melekëve) emrat e tyre (sendeve), Zoti tha: “A nuk ju kam thënë se Unë di të fshehtën e qiejve dhe të tokës dhe se e di shumë mirë atë që ju e shfaqni dhe atë që e fshihni?

– “Tha (Allahu): “O Adem, tregoju atyre (melekve) emrat e tyre (të emërtuarve)” – Kuptimi: Tregoju melekëve rreth emrave të të emërtuarve, rreth të cilëve Allahu i Lartësuar i pyeti melekët, dhe ata nuk u përgjigjën. – “E kur (Ademi) ua tregoi atyre...