Select Page

– “Pa të meta je, o Zoti ynë!” – Kuptimi është: Ti je larg çdo të mete e mangësie, që ne të mund të kundërshtojmë apo të thyejmë urdhrin Tënd.

– “Ne kemi veçse atë dije që Ti na e ke mësuar.” – Kuptimi: Ne nuk kemi dije në asnjë aspekt a këndvështrim tjetër, por veçse në drejtime dhe aspekte që Ti na i ke mësuar, si mirësi dhe dhuratë prej Teje.

– “Vërtet, Ti je i Gjithëdituri, i Urti.” –  Kuptimi: Ti je i Gjithëdituri, i Cili ka përfshirë gjithçka në dijen e Tij.  Dijes së Tij nuk mund t’i fshihet asnjë thërrmijë që ekziston, kudo qoftë ajo, në qiell apo në tokë, që nuk mund t’i fshihet as ndonjë gjë më e vogël se thërrmija, as më e madhe se ajo.

“… dhe i Urti” – Kuptimi: Ti je i Urti, që ka urtësinë absolute, jashtë së cilës nuk del asnjë krijesë. Të gjitha janë pjesë e urtësisë së Tij gjithëpërfshirëse: krijesat, urdhrat dhe dispozitat e Tij. Nëse ka krijuar diçka, këtë e ka bërë me një urtësi të caktuar. Nëse urdhëron për diçka, këto urdhra shfaqin urtësinë e Tij. Urtësia është: vendosja e çdo gjëje në vendin që i takon.

   Kështu pra, melekët e pranuan dhe e miratuan dijen dhe urtësinë e Allahut të Lartësuar, në momentin kur u ndien të paaftë në njohjen e gjërave më të vogla dhe më të imta, për të cilat u pyetën. Ata, gjithashtu, shprehën mirënjohje për mirësitë e Allahut ndaj tyre, mes të cilave ishte edhe dija që u dhuroi për çdo gjë që nuk e dinin. Allahu i Lartësuar i drejtohet Ademit (a.s) dhe i thotë: