Select Page

41. Besoni në atë (Kur’anin), që e shpalla si vërtetues të asaj (shpalljes) që e keni ju, e mos u bëni mohuesit e parë të tij! Mos i fshihni ajetet e Mia për hir të një çmimi të ulët dhe vetëm prej Meje ruhuni!

– “Besoni në atë (Kur’anin), që e shpalla si vërtetues të asaj (shpalljes) që e keni ju, …” – Kuptimi: Besojini Kur’ânit, të cilin Allahu i Lartësuar ia shpalli robit dhe Profetit të Tij të dashur, Muhamedit (a.s). Allahu i Lartësuar i fton ata që ta...

40. O bijtë e Israilit, kujtoni të mirat e Mia, me të cilat ju begatova dhe përmbusheni premtimin që më keni dhënë që Unë ta përmbush premtimin Tim ndaj jush dhe vetëm Mua më kini frikë!

– “O bijtë e Israilit, kujtoni të mirat e Mia, me të cilat ju begatova …” –   Israili është Profeti Jakub (a.s.). Këto fjalë iu drejtohen çifutëve që jetonin në Medinë dhe rreth saj. Këto fjalë vlejnë edhe për ata që vijnë pas tyre. Allahu i Lartësuar jep...

38. Ne u thamë: “Dilni prej tij (Xhenetit) që të gjithë! Juve, pa dyshim, do t’ju mbërrijë udhëzim prej Meje. Çdokush që pranon udhëzimin Tim, nuk do të ketë frikë e as nuk do të brengoset.

– “Ne u thamë: “Dilni prej tij (Xhenetit) që të gjithë! – Allahu i Lartësuar përsëriti, përmendjen e zbritjes në tokë të dy të rëndësishmëve, për të njoftuar krijesat për atë që i pret ata në vendbanimin e tyre të ri (në tokë). Thotë i Madhëruari: –...