Select Page

31. E Ai (Zoti) ia mësoi Ademit emrat e të gjithë gjërave. Pastaj ato (sendet) ua paraqiti melekëve dhe tha: “Më tregoni emrat e këtyre (sendeve), nëse jeni të saktë (në pretendimin tuaj).

– “E Ai (Zoti) ia mësoi Ademit emrat e të gjithë gjërave” – Pra, Allahu i Madhëruar i mësoi Ademit emrin e çdo sendi dhe të çdo gjëje të emërtuar. Ai i mësoi emrat dhe të emërtuarit me to, i mësoi termat dhe kuptimin e tyre, madje ia mësoi emrat në formën...

30. Kur Zoti yt u tha melekëve: “Unë po vendos në tokë një mëkëmbës.”, ata thanë: “A do të vendosësh atje dikë që do të shkatërrojë dhe do të derdhë gjak (të pafajshëm), kur ne të madhërojmë Ty me lavdinë Tënde, e (vetëm Ty) të shenjtërojmë?” Ai tha: “Unë di atë që ju nuk e dini.”

– “Kur Zoti yt u tha melekëve: “Unë po vendos në tokë një mëkëmbës.” – Ky moment shënon fillimin e shtjellimit të historisë së Ademit (a.s), babait të njerëzimit. Kur Allahu i Madhëruar deshi të krijonte Ademin, Ai njoftoi melekët për këtë krijim që do të...

29. Gjithçka që është në tokë, Ai (Allahu) e krijoi për ju, pastaj (me pushtetin e Tij) iu drejtua qiellit. Ai i përsosi ata shtatë qiej. Ai është i Gjithëditur për gjithçka.

– “Gjithçka që është në tokë, Ai (Allahu) e krijoi për ju” – Komenti: Ai i krijoi këto të mira si bamirësi dhe mëshirë për ju, që të përfitoni prej tyre, të kënaqeni me to, dhe të nxirrni mësime e urtësi. Ky ajet madhështor është argument që vërteton se...

28. Si e mohoni Allahun, kur (e dini se) ju ishit të vdekur, e Ai ju dha jetën?! Pastaj, Ai ju bën të vdisni, e pastaj ju ringjall përsëri; e më pas (përfundimisht), tek Ai do të ktheheni.

– “Si e mohoni Allahun, kur (e dini se) ju ishit të vdekur, e Ai jua dha jetën” – Kjo është një pyetje retorike, që tregon një ndjenjë habie dhe qortimi njëkohësisht. Si është e mundur pra, që ju të mohoni Allahun, i Cili ju krijoi pasi nuk ekzistonit?! Ai...

27. Ata që e thyejnë besën e dhënë Allahut, pasi ajo është lidhur, që e shkëpusin atë (lidhje) që Allahu ka urdhëruar të jetë e vazhdueshme, dhe në tokë mbjellin shkatërrimin. Pikërisht ata janë të humburit (që humbën gjithçka).

– “… ata që e thyejnë besën e dhënë Allahut, pasi ajo është lidhur,” – Kjo besë është dy llojesh: besë e lidhur mes tyre dhe Allahut të Lartësuar, dhe besë e lidhur mes tyre dhe njerëzve të tjerë. Kjo e fundit dokumentohet dhe regjistrohet me elementë të...