Select Page

17. Dikush u thotë prindërve të vet: “Uf, ju të dy! A më premtoni se do të ringjallem, kur sa e sa breza kanë kaluar para meje?!” Ata të dy e lusin Allahun që ta udhëzojë (dhe e porosisin): “I mjeri ti, beso, se premtimi i Allahut është i vërtetë!” Por ai thotë: “Këto nuk janë gjë tjetër, por veçse përralla të popujve të hershëm!”

  Pasi foli për bamirësit ndaj prindërve, Allahu i Madhëruar përshkruan se si janë të padrejtët ndaj prindërve: – “Dikush u thotë prindërve të vet: “Uf, ju të dy! …” – Këtë njeri prindërit e thërrasin të besojnë Allahun dhe Ditën e Kijametit. Ata e...

16. Këta janë njerëzit, të cilëve Ne ua pranojmë veprat në mënyrën më të mirë, ua mbulojmë të këqijat dhe i bëjmë banorë të Xhenetit. Ky është premtimi i vërtetë, që u është dhënë.

– “Këta janë njerëzit të cilëve Ne ua pranojmë veprat në mënyrën më të mirë …” – Njerëzve që veprojnë kështu, Allahu ua pranon veprat më të mira që kanë bërë në bindje ndaj Tij. Ndërsa për veprat e tyre jo të mira, Allahu i Madhëruar thotë: –...

15. Ne e kemi urdhëruar njeriun për bamirësi ndaj prindërve të vet. Nëna e ka bartur me mundim dhe me vështirësi e ka lindur. Barra dhe ushqimi me gji zgjasin tridhjetë muaj. Kur arrin pjekurinë e vet dhe mbush dyzet vjeç, ai thotë: “Zoti im, më mundëso që të të falënderoj Ty për mirësitë që na ke falur mua dhe prindërve të mi! Më mundëso që të bëj vepra të mira, me të cilat Ti të jesh i kënaqur! M’i bëj të mirë pasardhësit e mi! Unë pendohem tek Ti dhe të jam dorëzuar.”

– “Ne e kemi urdhëruar njeriun për bamirësi ndaj prindërve të vet. Nëna e ka bartur me mundim dhe me vështirësi e ka lindur. Barra dhe ushqimi me gji zgjasin tridhjetë  muaj.” – Kjo tregon butësinë dhe mëshirën e madhe të Allahut të Madhëruar për robërit...

12. Para Kur’anit është shpallur Libri i Musait, si udhërrëfyes dhe mëshirë. Kur’ani është një Libër që e vërteton atë (Teuratin) dhe është shpallur në gjuhën arabe, për t’u tërhequr vërejtjen atyre që bëjnë gjynahe dhe si lajm i mirë për vepërmirët.

– “Para Kur’anit është shpallur Libri i Musait, si udhërrëfyes dhe mëshirë. …” – Zoti e bëri Teuratin udhëzim dhe mëshirë, që bijtë e Israilit të gjenin nëpërmjet tij rrugën e udhëzimit dhe të kishin ligjet e jetës dhe të adhurimit. Nëse do ta...