Select Page

11. Jobesimtarët thonë për besimtarët: “Sikur të ishte besimi (ne Muhamedin) ndonjë gjë e mirë, ata (besimtarët) nuk do ta besonin para nesh.”Ata (mosbesimtarët) nuk e pranuan udhëzimin (e Kur’anit), prandaj thonë: “Ai (Kur’ani) është një mashtrim i vjetër!”

– “Jobesimtarët thonë për besimtarët:…” – Mohuesit e të vërtetës, të cilët shfaqin armiqësi ndaj ftesës së Zotit, thonë: – “Sikur të ishte besimi (ne Muhamedin) ndonjë gjë e mirë, ata (besimtarët) nuk do ta besonin para nesh.” – Kuptimi:...

10. Thuaju: “Më tregoni se ç’do të bëhet me ju, nëse ai (Kur’ani) është prej Allahut, kurse ju e mohoni, ndërkohë që një dëshmitar nga bijtë e Israilit dëshmoi për vërtetësinë e tij dhe e besoi, kurse ju tregoheni kryeneçë?!” Allahu nuk i udhëzon në rrugën e shpëtimit njerëzit e padrejtë.

– “Thuaju: “Më tregoni se ç’do të bëhet me ju, nëse ai (Kur’ani) është prej Allahut, kurse ju e mohoni, ndërkohë që një dëshmitar nga bijtë e Israilit dëshmoi për vërtetësinë e tij dhe e besoi, kurse ju tregoheni kryeneçë?!”” – Ju e mohoni...

9. Thuaju: “Unë nuk jam i pari i dërguar e nuk e di se çfarë do të ndodhë me mua e as me ju. Unë zbatoj vetëm atë që më shpallet dhe unë jam veçse një i dërguar, që jep paralajmërime të qarta.”

– “Thuaju: “Unë nuk jam i pari i dërguar e nuk e di se çfarë do të ndodhë me mua e as me ju.”” – Unë nuk jam i pari i dërguar i Zotit, e kjo dihet! Pse habiteni me mesazhin që unë sjell? Pse, pra, e refuzoni ftesën time? Shumë profetë të tjerë kanë ardhur...

8. Ose thonë: “Ai (Muhammedi) e ka trilluar vetë atë.” Ti thuaju: “Nëse unë e kam trilluar atë, ju nuk keni asnjë mundësi që të më mbroni prej Allahut. Ai është më i Dituri për të gjitha shpifjet tuaja rreth tij (Kur’anit). Por mjafton që Ai është dëshmitar ndërmjet meje dhe jush. Ai është Falësi i Madh e Mëshirëplotë.”

– “Ose thonë: “Ai (Muhammedi) e ka trilluar vetë atë.”” – Ata pretendojnë se Kur’anin e trilloi vetë Muhamedi (a.s), domethënë se nuk është Shpallje e Zotit? Për t’iu kundërvënë këtij pretendimi, Allahu i Lartësuar e udhëzon të Dërguarin e Vet të...

6. Dhe kur të mblidhen bashkë të gjithë njerëzit (në ditën e Llogarisë), ata (idhujt) do të jenë armiqtë e tyre dhe do t’ua mohojnë adhurimin që u përkushtuan.

– “Dhe kur të mblidhen bashkë të gjithë njerëzit (në ditën e Llogarisë), ata (idhujt) do të jenë armiqtë e tyre dhe do t’ua mohojnë adhurimin që u përkushtuan.” – Ata do të mallkojnë dhe do të distancohen prej njëri-tjetrit. Idhujt do të mohojnë adhurimin...