Select Page

– “Dhe kur të mblidhen bashkë të gjithë njerëzit (në ditën e Llogarisë), ata (idhujt) do të jenë armiqtë e tyre dhe do t’ua mohojnë adhurimin që u përkushtuan.” – Ata do të mallkojnë dhe do të distancohen prej njëri-tjetrit. Idhujt do të mohojnë adhurimin që u kanë bërë adhuruesit e tyre dhe nuk do t’u bëjnë asnjë dobi para Zotit.