Select Page

16. Ata që kundërshtojnë fenë e Allahut, pasi është pranuar (ndër njerëz), sjellin argumente që janë të pavlefshme te Zoti i tyre. Mbi ta do të bjerë zemërimi i Tij dhe do të kenë një dënim të rëndë

Ky është vazhdim dhe shpjegim i ajetit të mësipërm: “Nuk ka polemika mes nesh e jush!”. Kështu, Allahu i Madhëruar thotë: – “Ata që kundërshtojnë fenë e Allahut, pasi është pranuar (ndër njerëz), …” – Domethënë, ata të cilët polemizojnë rreth Allahut...

15. E, pikërisht për këtë ti fto të tjerët, përqendrohu në rrugën e drejtë, ashtu si të është urdhëruar dhe kurrë mos shko pas dëshirave të tyre! Thuaju: “Unë u besoj Librave që ka shpallur Allahu dhe jam urdhëruar që të mbaj drejtësi mes jush. Allahu është Zoti ynë dhe Zoti juaj. Ne kemi përgjegjësi për veprat tona e ju për veprat tuaja. Nuk ka polemika mes nesh e jush. Allahu do të na mbledhë të gjithëve dhe vetëm tek Ai është përfundimi.”

– “E, pikërisht për këtë ti fto të tjerët,…” – Pikërisht për këtë fe të drejtë, për të cilën Zoti shpalli librat qiellorë dhe dërgoi profetët, pikërisht për këtë nxite popullin tënd që ta besojë dhe pasojë, që ta praktikojnë në jetën e tyre dhe të...

14. Ata u përçanë mes njëri-tjetrit vetëm pasi u erdhi e Vërteta, për shkak të zilisë mes tyre. Sikur të mos ishte vendimi i hershëm i Zotit tënd për t’i lënë deri në një afat të caktuar, çështja e tyre do të kishte përfunduar. Nuk ka dyshim se ata, që e kanë trashëguar deri tani Librin, kanë dyshime të thella për të

– “Ata u përçanë mes njëri-tjetrit vetëm pasi u erdhi e Vërteta, për shkak të zilisë mes tyre.” – Pasi i urdhëroi muslimanët që të unifikojnë radhët e tyre dhe të mos përçahen në fe, Allahu i Lartësuar i porosit ata që të mos vetëkënaqen e të mjaftohen...

13. Ai ka caktuar për ju si fe, atë me të cilën urdhëroi Nuhun, atë që ta shpalli ty, si dhe atë me të cilën e patëm urdhëruar Ibrahimin, Musain dhe Isain. (Porosia ishte) Nënshtrohuni në fenë e drejtë dhe mos u përçani në të! Për idhujtarët është e rëndë ajo në të cilën ju i ftoni. Allahu përzgjedh për këtë (fe) atë që Ai do dhe e udhëzon në të atë që i kthehet Atij

– “Ai ka caktuar për ju si fe …” – Feja është mirësia më e madhe që Allahu u ka falur adhuruesve të Tij. Ai ka caktuar për ta fenë e përkryer, të mrekullueshme, më të pastrën dhe më të ndriturën. Kjo është feja Islame, të cilën Ai ua ka falur më të...