Select Page

23. Kjo është ajo, me të cilën Allahu i përgëzon adhuruesit e Tij, të cilët besojnë dhe bëjnë vepra të mira. Thuaju: “Unë nuk kërkoj prej jush ndonjë shpërblim për thirrjen time, përveç dashurisë për hir të farefisnisë.”. Kush bën ndonjë të mirë, Ne ia shtojmë shpërblimin për të. Vërtet, Allahu është Falës e Mirënjohës i Madh

– “Kjo është ajo, me të cilën Allahu i përgëzon adhuruesit e Tij, të cilët besojnë dhe bëjnë vepra të mira.” – Ky është përgëzimi më i madh i të Gjithëmëshirshmit e Mëshirëplotit, të cilin Ai ua përcolli njerëzve përmes më të mirit Profet dhe më të mirës...

22. Ke për t’i parë jobesimtarët të tmerruar nga veprat e veta, ndërkohë që ndëshkimi Ynë do të bjerë mbi ta. Kurse ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, do të jenë në kopshtet e Xheneteve. Ata do të kenë gjithçka që dëshirojnë tek Zoti i tyre. Kjo është mirësia e madhe

– “Ke për t’i parë jobesimtarët të tmerruar nga veprat e veta…” – Ata që i bëjnë padrejtësi vetes së tyre me kufër, idhujtari apo me gjynahe të tjera, do t’i shikosh të llahtarisur prej veprave të veta, sepse do shohin ndëshkimin duke iu afruar. Për...

21. Ata pasojnë idhuj, të cilët u përcaktojnë atyre një fe që nuk e ka lejuar Allahu. Sikur të mos ishte Përcaktimi i hershëm (i Zotit), mbi ta do të urdhërohej dënimi (menjëherë). Dhe, pa dyshim, mohuesit do të kenë dënim të dhembshëm

Allahu i Lartësuar na tregon se idhujtarët kanë miq të ngushtë shejtanët njerëz dhe xhindë, të cilëve iu binden atyre në vepra kufri dhe poshtërsie. Ata lidhin aleancë me ftuesit në mohimin e Zotit dhe në braktisjen e fesë së Tij. – “Ata pasojnë idhuj, të cilët...

20. Atij që dëshiron të fitojë Botën Tjetër, Ne do t’ia shtojmë shpërblimet (e punëve të tij), ndërsa atij që dëshiron vetëm këtë botë, Ne kemi për t’i dhënë (diçka) prej saj, por në Botën Tjetër ai nuk ka pjesë (në shpërblimin e Zotit)

– “Atij që dëshiron të fitojë Botën Tjetër, Ne do t’ia shtojmë shpërblimet (e punëve të tij),…” – Çdokush që synon shpërblimin dhe mirësitë e ahiretit, duke i besuar ato dhe duke u përpjekur ashtu si duhet për arritjen e tyre, ka premtimin e...

18. Ata që nuk e besojnë atë (Kjametin), kërkojnë që ai të vijë sa më shpejt, ndërsa ata që i besojnë, i druhen atij çasti dhe janë të bindur se ai është i vërtetë. Ta dini se ata që bëjnë polemika, duke vënë në dyshim Ditën e Kjametit, janë në një humbje të thellë

– “Ata që nuk e besojnë atë (Kiametin), kërkojnë që ai të vijë sa më shpejt, …” – Për të treguar mosbesimin e tyre, mohuesit e kësaj dite kërkojnë përshpejtimin e saj. Ndërsa besimtarët, ata që janë të sigurt për vërtetësinë e saj, i druhen Kijametit...