Select Page

47. Përgjigjjuni thirrjes së Zotit tuaj, para se të vijë Dita kur Allahu nuk do të lejojë më kthim prapa. Atë ditë, ju nuk do të gjeni strehim dhe as nuk do të mund të mohoni (padrejtësitë tuaja)

– “Përgjigjjuni thirrjes së Zotit tuaj,…” – Allahu i Lartësuar na urdhëron që t’i përgjigjemi plotësisht dhe me përkushtim ftesës së Tij plot jetë dhe mirësi. Pranimi i kësaj ftese nënkupton kryerjen me sinqeritet të porosive të Allahut të Lartësuar...

46. Ata nuk do të gjejnë ndonjë mbrojtës që t’i shpëtojë prej (ndëshkimit të) Allahut. Për atë që Allahu e lë në humbje, nuk ka asnjë rrugë shpëtimi

– “Ata nuk do të gjejnë ndonjë mbrojtës që t’i shpëtojë prej (ndëshkimit të) Allahut.” – Në dynja, ata gjejnë mbështetje te forca, pasuria dhe aleatët e tyre. Por në atë ditë që nuk do të ketë fund, ata nuk do t’i gjejnë pranë ndihmuesit e tyre dhe do të...

45. Do t’i shohësh ata duke iu afruar Zjarrit të përulur nga nënshtrimi, se si e shikojnë tinëz me bisht të syrit. Ata që kanë besuar do të thonë: “Vërtet, të humbur në Ditën e Kijametit janë ata që e humbën veten dhe familjen e tyre!” Ta dini, se të padrejtët do të jenë në dënim të përhershëm

– “Do t’i shohësh ata duke iu afruar Zjarrit të përulur nga nënshtrimi, se si e shikojnë tinëz me bisht të syrit.” – Kur ata të tërhiqen zvarrë për t’u flakur në Zjarr, do të shohësh tmerr të madh. Trupat dhe fytyrat e tyre janë shumë të frikësuara, sepse...

44. Atë që Allahu e lë të humbur, nuk ka kush ta udhëzojë përveç Atij. Do t’i shohësh keqbërësit që, kur ta vërejnë dënimin, do të thonë: “A ka ndonjë rrugë për t’u kthyer (në jetën tokësore)?”

– “Atë që Allahu e lë të humbur, nuk ka kush ta udhëzojë përveç Atij.” – Allahu i Lartësuar na tregon se Ai është i vetmi që e mundëson udhëzimin. Nëse Ai nuk të udhëzon në rrugën e drejtë, je i humbur dhe kurrë nuk mund ta gjesh udhëzimin pa ndihmën e...