Select Page

“Ata nuk do të gjejnë ndonjë mbrojtës që t’i shpëtojë prej (ndëshkimit të) Allahut.” – Në dynja, ata gjejnë mbështetje te forca, pasuria dhe aleatët e tyre. Por në atë ditë që nuk do të ketë fund, ata nuk do t’i gjejnë pranë ndihmuesit e tyre dhe do të kuptojnë se çdo lidhje ka marrë fund. Tashmë ndëshkimi i Zotit është i pashmangshëm dhe askush nuk mund t’i mbrojë ata. Këta të mjerë janë në humbje të sigurt, kur mendojnë se ndihmësit dhe aleatët e tyre mund t’u sjellin dobi apo t’i mbrojnë nga të këqijat.

“Për atë që Allahu e lë në humbje, nuk ka asnjë rrugë shpëtimi.” – Ata që nuk e pranojnë udhëzimin e Allahut askush nuk mund t’i udhëzojë në rrugën e drejtë. Atë ditë do të shfaqen qartë të udhëzuarit nga të humburit.