Select Page

22. Kur ata hynë tek Daudi, ai u frikësua prej tyre. Por ata i thanë: “Mos ki frikë! Ne jemi dy palë kundërshtare. Njëri (nga ne) i ka bërë padrejtësi tjetrit. Prandaj ti gjyko mes nesh me drejtësi e mos devijo (nga e drejta)! Dhe na udhëzo në rrugë të drejtë!”

Daudi ishte i njohur për urtësinë dhe gjykimin e tij të drejtë, prandaj njerëzit e kërkonin gjykimin e tij. Në vijim, Allahu na tregon për dy palë kundërshtare, që kërkuan gjykimin e tij, një çështje kjo që u bë sprovë dhe mësim për Daudin, për shkak të një gabimi që...

17. Por ti bëj durim ndaj çfarë thonë ata dhe kujto robin Tonë Daudin, të fuqishmin (në fé e në trup)! Ai gjithmonë kthehej tek Allahu (me pendim të sinqertë e bindje të plotë).

– “Por ti bëj durim ndaj çfarë thonë ata dhe kujto robin Tonë Daudin, të fuqishmin (në fé e në trup)!“ – Bëj durim, ashtu sikurse bënë durim edhe profetët para teje! Dije se fjalët e tyre nuk e dëmtojnë aspak të vërtetën dhe as ty! Ata dëmtojnë veç...