Select Page

Ne e forcuam sundimin e tij dhe i dhamë urtësinë dhe drejtësi në gjykim.E fuqizuam atë me mjete, ushtri dhe mbështetës. Kështu e fuqizoi Zoti mbretërimin e tij. Pasi na tregoi për mirësinë e diturisë që i dhuroi, Ai thotë: “… i dhamë urtësinë dhe drejtësi në gjykim.” Urtësia që është përmendur këtu është profetësia dhe dituria e madhe. Ndërsa në lidhje me “drejtësinë në gjykim”, këtu bëhet fjalë për gjykimin me urtësi e drejtësi mes njerëzve dhe zgjidhja me mençuri e mosmarrëveshjeve të tyre.