Select Page

28. Vallë, mos do t’i trajtojmë njëlloj ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira me ata që bëjnë shkatërrime në tokë, apo do t’i konsiderojmë njësoj si të devotshmit dhe ata që janë gjynahqarë?!

– “Vallë, mos do t’i bëjmë njëlloj ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira me ata që bëjnë shkatërrime në tokë, apo do t’i konsiderojmë njësoj si të devotshmit dhe ata që janë gjynahqarë?!“ – Kjo bie ndesh me urtësinë dhe gjykimin e drejtë të...

26. O Daud! Ne të kemi bërë sundimtar në tokë. Prandaj, gjyko me drejtësi mes njerëzve dhe mos u shko pas dëshirave (të padrejta) e kështu të devijosh prej rrugës së Allahut! Ata që largohen nga rruga e Allahut i pret një dënim i rëndë për shkak se e harruan Ditën e Llogarisë.”

– “O Daud! Ne të kemi bërë sundimtar në tokë.“ – Që të gjykosh me drejtësi çështjet fetare dhe çështjet e zakonshme të dynjasë. – “Prandaj, gjyko me drejtësi mes njerëzve …“  – Gjyko mes tyre me drejtësi dhe barazi. Kjo është e mundur...

24. Daudi tha: “Ai është treguar i padrejtë me ty duke të kërkuar delen tënde (të vetme) ta bashkojë me tufën e deleve të veta. Është e vërtetë, shumë prej ortakëve i bëjnë padrejtësi njëri-tjetrit. Por nuk veprojnë kështu ata që kanë besuar dhe bëjnë vepra të mira. Por, sa të pakët janë ata!”. Dhe Daudi e kuptoi se Ne e vumë në prove atë. Prandaj i kërkoi falje Zotit të vet, u përkul (ra në sexhde) dhe u kthye (tek Allahu i penduar).

– “Daudi  tha: “Ai është treguar i padrejtë me ty duke të kërkuar delen tënde (të vetme) ta bashkojë me tufën e deleve të veta. Është e vërtetë, shumë prej ortakëve i bëjnë padrejtësi njëri-tjetrit. Por nuk veprojnë kështu ata që kanë besuar dhe bëjnë vepra të...