Select Page

51. Po a nuk u mjaftoi atyre që Ne të shpallëm ty një libër, që u këndohet atyre (besnikërisht)? Nuk ka dyshim se kjo është mëshirë e këshillë për njerëzit që besojnë.

– ”Po a nuk u mjaftoi atyre që Ne të shpallëm ty një libër, që u këndohet atyre (besnikërisht)?” – A nuk u mjafton atyre për të gjykuar drejt për besnikërinë tënde dhe vërtetësinë e Shpalljes që t’u dha ty, fakti që ne u kemi zbritur një libër madhështor,...

50. Ata thonë: “Përse nuk i zbret atij ndonjë shenjë (mrekulli) nga Zoti i tij?” Thuaj: “Çështja e shenjave (mrekullive) është vetëm në dorë të Allahut, dhe unë nuk jam tjetër, përveçse paralajmërues i qartë.”

– ”Ata thonë: “Përse nuk i zbret atij ndonjë shenjë (mrekulli) nga Zoti i tij?” – Edhe këta mohues të padrejtë, që mohuan profetët dhe shpalljet që ata sollën prej Zotit, kërkojnë shenja dhe mrekulli, me mendjet e qëllimet e tyre të prishura. Kjo i ngjan...

49. Por ja! Ai (Kur’ani) është plot me argumente të qarta, që ruhen në zemrat e atyre të cilëve u është dhënë dituria. Argumentet Tona nuk i mohon kush, përveç të padrejtëve.

– ”Por, ja! Ai (Kur’ani) është plot me argumente të qarta, që ruhen në zemrat e atyre të cilëve u është dhënë dituria.” – Kur’ani është një libër me ajete të qarta dhe jo të mistershme për zemrat e dijetarëve, të cilët janë me të mirët e...

48. Ti (Muhamed) nuk pate mundësi të lexoje ndonjë Libër para këtij (Kur’anit), e as nuk pate mundësi të shkruaje ndonjëherë me dorën tënde të djathtë. Po ta kishe bërë këtë, atëherë ata që e refuzojnë të vërtetën, do të kishin ngritur dyshime.

– ”Ti (Muhamed) nuk pate mundësi të lexoje ndonjë Libër para këtij (Kur’anit), e as nuk pate mundësi të shkruaje ndonjëherë me dorën tënde të djathtë. Po ta kishe bërë këtë, atëherë ata që e refuzojnë të vërtetën, do të kishin ngritur dyshime.” –...

47. Po kështu (siç i zbritëm librat e mëparshëm), Ne të zbritëm edhe ty Librin. Ata të cilëve Ne ua kemi dhënë librin më parë, e besojnë këtë Kur’an. Edhe nga këta (fiset arabe) ka të tillë që e besojnë këtë Kur’an. Argumentet Tona i refuzojnë veçse jobesimtarët.

– ”Po kështu (siç i zbritëm librat e mëparshëm), Ne të zbritëm edhe ty Librin.” – Kështu ta zbritëm ty këtë libër madhështor, që përmban lajme të mëdha dhe fton në virtyte të larta dhe urdhëresa të mrekullueshme e të urta. Ky libër vërteton Shpalljen e...

46. Polemizoni me ithtarët e Librit (kur i ftoni në fenë tuaj) veçse ashtu si është më e mira, përveç atyre që janë të padrejtë, dhe thuajuni: “Ne i besojmë Shpalljes që na u zbrit neve dhe Shpalljes që ju zbriti juve. Zoti ynë dhe Zoti juaj është Një dhe ne vetëm Atij i jemi dorëzuar.

– ”Polemizoni me ithtarët e Librit, (kur i ftoni në fenë tuaj) veçse ashtu si është më e mira, përveç atyre që janë të padrejtë …” – Allahu i Lartësuar i ndalon polemikat me ithtarët e Librit (të krishterë e jehudë), nëse muslimani nuk zotëron dituri...