Select Page

68. E kush është më i padrejtë se ai që shpif kundër Allahut dhe mohon të vërtetën, pasi ajo ka ardhur (e qartë)? Atëherë, a nuk është Xhehenemi vendi i jobesimtarëve?!

– ”E kush është më i padrejtë se ai që shpif kundër Allahut …” – Këta të mjerë trillojnë gënjeshtra për Allahun dhe i atribuojnë Atij kotësira. Këta të mjerë, edhe pse janë vetë të zhytur në humbje e kotësi, pretendojnë se e kota dhe humbja është ajo...

67. A nuk e shohin ata se Ne e kemi bërë atë (Mekën) një vend të shenjtë e të sigurt, kurse përreth saj, njerëzit rrëmbehen (plaçkiten dhe vriten)? Atëherë, a po besojnë atë që është e kotë, ndërsa të mirat e Allahut po i mohojnë?!

– ”A nuk e shohin ata se Ne e kemi bërë atë (Mekën) një vend të shenjtë e të sigurt, kurse përreth saj, njerëzit rrëmbehen (plaçkiten dhe vriten)?” – Në këto ajete, Allahu i Lartësuar u tregon atyre mirësinë e madhe që ai u ka bërë në këtë vend të sigurt...