– ”Kështu ata i mohojnë ato të mira që u kemi dhënë dhe vazhdojnë të kënaqen me to …” – Me këtë idhujtari, edhe pas mirësisë që u kemi bërë duke i shpëtuar nga vdekja, ata tregojnë mosmirënjohjen për ato që u dhuruam dhe i kundërpërgjigjen të mirës me ligësi.
Por, a nuk e kuptojnë të mjerët se ata thjesht janë afatizuar që të plotësojnë jetën dhe pjesën e kënaqësive të tyre në këtë dynja? Nëse nuk pendohen, le ta dinë se ata thjesht janë lënë të vazhdojnë jetën dhe dëfrimet e tyre si kafshët, që nuk synojnë gjë tjetër, veç kënaqësive të barkut dhe të mishit të tyre.
– ”… por shpejt do ta kuptojnë!” – Kur të vijë koha që të largohen nga dynjaja, – gjë që do të ndodhë patjetër, edhe sikur të vonohet, – ata do të shohin ndëshkimin e dhembshëm dhe dëshpërimin, që kurrë nuk do t’u ndahet më.