Select Page

50. E nëse ata nuk të përgjigjen, atëherë dije se ata ndjekin vetëm epshet e veta. E kush është më i humbur se ai që ndjek epshin e vet, pa asnjë argument prej Allahut?! S’ka dyshim se Allahu nuk i udhëzon njerëzit keqbërës.

– ”E nëse ata nuk të përgjigjen, atëherë dije se ata ndjekin vetëm epshet e veta.” – Duke qenë se nuk mund të sjellin ndonjë libër më të plotë në udhëzimin dhe diturinë që ofron atëherë: “…dije se ata ndjekin vetëm epshet e veta.” Pra,...

49. Thuaj: “Atëherë, nëse është e vërtetë ajo që pretendoni, sillni një libër prej Allahut që është udhëzues më i mirë se këta të dy (Teurati e Kur’ani), që t’i përmbahem edhe unë atij!”

– ”Thuaj: “Atëherë, nëse është e vërtetë ajo që pretendoni, sillni një libër prej Allahut që është udhëzues më i mirë se këta të dy (Teurati e Kur’ani), që t’i përmbahem edhe unë atij!” – Sillni një libër prej Allahut që ofron udhëzim më të drejtë se...

48. Por kur atyre u erdhi e vërteta nga ana Jonë, ata thanë: “Përse nuk i jepen mrekulli atij (Muhamedit) sikurse iu dhanë Musait!” Por, a nuk po i mohojnë ata mrekullitë që iu dhanë Musait më parë? Ata thonë (për Kur’anin dhe Teuratin): “Këto janë dy magji që mbështesin njëra-tjetrën.“ Ata thonë: “Ne i mohojmë që të dyja.”

– ”Por kur atyre u erdhi e vërteta nga ana Jonë, ata thanë: “Përse nuk i jepen mrekulli atij (Muhamedit) sikurse iu dhanë Musait!”  – Kur atyre u erdhi e vërteta e sigurt, pra, ky Kur’an madhështor i shpallur nga Ne, duke e mohuar thanë: “Përse nuk i...

47. Dhe kur t’i godasë ndonjë e keqe e papritur, të cilën e meritojnë vetë, të mos thonë: “O Zoti ynë! Përse nuk na dërgove ndonjë profet, që të pasonim argumentet e Tua e të bëheshim besimtarë?”

– ”Dhe kur t’i godasë ndonjë e keqe e papritur, të cilën e meritojnë vetë, të mos thonë: “O Zoti ynë! Përse nuk na dërgove ndonjë profet, që të pasonim argumentet e Tua e të bëheshim besimtarë?” – Prandaj të dërguam tek ata, o Muhamed, që sa herë të...