– ”Dhe kur t’i godasë ndonjë e keqe e papritur, të cilën e meritojnë vetë, të mos thonë: “O Zoti ynë! Përse nuk na dërgove ndonjë profet, që të pasonim argumentet e Tua e të bëheshim besimtarë?” – Prandaj të dërguam tek ata, o Muhamed, që sa herë të goditen nga belaja, që vetë me duart e tyre e fitojnë, të mos nxjerrin të tilla pretendime e justifikime. Pas dërgimit të Muhamedit, askush të mos ketë të tilla pretendime për të shpëtuar nga dënimi i Zotit për punët e këqija.