Select Page

93. Dhe thuaj: “Të gjitha lavdërimet i qofshin Allahut! Ai do t’jua tregojë (së shpejti) argumentet e Veta dhe ju do t’i kuptoni mirë ato. Zoti yt nuk është i pavëmendshëm ndaj atyre veprave që bëni ju.”

– ”Dhe thuaj:: “Të gjitha lavdërimet i qofshin Allahut!” – Allahut i takojnë të gjitha lavdërimet në dynja dhe në ahiret. Ai meriton të gjitha lavdërimet e të gjitha  krijesave, e në mënyrë të veçantë nga të zgjedhurit e të dalluarit, më të mirët e të...

92. Unë jam urdhëruar të këndoj Kur’anin. Kush e pranon udhëzimin e tij, ka gjetur udhëzimin për veten e vet.” Kush e ka humbur rrugën, ti thuaji: “Unë jam veçse një paralajmërues.”

– ”Unë jam urdhëruar të këndoj Kur’anin.”  – Jam urdhëruar, gjithashtu, që ta këndoj këtë Kur’an dhe ta kumtoj atë ndër njerëz. Unë jua këndoj dhe transmetoj atë juve, që të udhëhiqeni prej tij, të mësoni tekstin e tij e të kuptoni mesazhin e...

91. “Unë jam urdhëruar që të adhuroj vetëm Zotin e këtij qyteti (Mekës), të cilin Ai e bëri të shenjtë. Atij i takon gjithçka dhe unë jam urdhëruar të jem prej atyre që i përulen vetëm Allahut.

Thuaju atyre, o Muhamed: – ”Unë jam urdhëruar që të adhuroj vetëm Zotin e këtij qyteti (Mekës), të cilin Ai e bëri të shenjtë.” – Zotin e Mekës së nderuar dhe të bekuar, që vetë Ai e bëri një vend të shenjtë dhe begatoi banorët dhe besimtarët e Tij që e...

89. Kush ka bërë mirë, atij do t’i takojë një shpërblim edhe më i mirë se ajo që ka bërë dhe do të jetë i sigurt (e të ruajtur) prej tmerrit të asaj dite.

– ”Kush ka bërë mirë, atij do t’i takojë një shpërblim edhe më i mirë se ajo që ka bërë …” – Kjo përfshin çdo fjalë e punë të mirë ose edhe ndjenja të mira. Pra, për çdo të mirë, ai do të marrë një shpërblim edhe më të mirë. Kjo është grada më e...

88. I sheh malet dhe mendon se ato janë të palëvizshme, por ato lëvizin, siç lëvizin retë. Ky është krijimi i Allahut, që ka përkryer çdo gjë. Ai e di mirë gjithçka që bëni ju.

– ”I sheh malet dhe mendon se ato janë të palëvizshme …” – Nga tmerret e Ditës së Kijametit është edhe kjo pamje. Kur sheh malet, mendon se ato do të mbeten siç janë, nga madhështia e tyre, por tronditja e asaj dite është aq e madhe, saqë ato malet...