Thuaju atyre, o Muhamed:
– ”Unë jam urdhëruar që të adhuroj vetëm Zotin e këtij qyteti (Mekës), të cilin Ai e bëri të shenjtë.” – Zotin e Mekës së nderuar dhe të bekuar, që vetë Ai e bëri një vend të shenjtë dhe begatoi banorët dhe besimtarët e Tij që e adhurojnë në atë vend. Për këtë arsye, ata duhet të jenë mirënjohës për këtë.
– ”Atij i takon gjithçka …” – Gjithçka e botës së sipërme dhe asaj të poshtme. I Lartësuari e tha këtë që të mos mendojë kush se Ai është vetëm Zoti i Qabes dhe i Mekës.
– ”… dhe unë jam urdhëruar të jem prej atyre që i përulen vetëm Allahut.” – Ai më urdhëroi të jem prej atyre që nxitojnë për në Islam dhe e përkryejnë atë. Dhe, me të vërtetë, Profeti (a.s) dhe sahabët e tij e përkryen Islamin dhe ishin njerëzit më të përkushtuar në dorëzimin ndaj Zotit.