– ”Kush ka bërë mirë, atij do t’i takojë një shpërblim edhe më i mirë se ajo që ka bërë …” – Kjo përfshin çdo fjalë e punë të mirë ose edhe ndjenja të mira. Pra, për çdo të mirë, ai do të marrë një shpërblim edhe më të mirë. Kjo është grada më e vogël e shpërblimit të Zotit.
– ”… dhe do të jetë i sigurt (e të ruajtur) prej tmerrit të asaj dite. – Ata janë të sigurt kur të tjerët do të tmerrohen. Edhe ata do t’i përfshijë frika e përgjithshme, por Zoti premton se këta të zgjedhur do të jenë të shpëtuar dhe do të dalin faqebardhë.