Select Page

5. O njerëz! Nëse ju dyshoni në Ringjalljen, atëherë (dijeni se) Ne ju krijuam prej dheu, pastaj prej një pike fare, pastaj prej një droçke gjaku, pastaj sa një copë mishi e përtypur, që mund të bëhet një krijesë e plotë ose e paplotë, për t’jua bërë të qartë (Fuqinë Tonë). Ne e bëjmë që të rrijë në mitër atë që dëshirojmë deri në kohën e caktuar (për lindje). Pastaj Ne ju nxjerrim si foshnja (pastaj ju japim jetë) në mënyrë që të arrini moshën e pjekurisë. Ka prej jush që vdesin herët, e disa të tjerë jetojnë deri në pleqëri të thellë, aq sa të mos dijnë asgjë nga dija që kanë pasur. Ti e sheh tokën të tharë e pa jetë. Por, kur Ne i lëshojmë shiun ajo trazohet (nga bimët), mbufatet gjelbërohet dhe nxjerr gjithfarë çifte bimësh të këndshme.

– “O njerëz! Nëse ju dyshoni në Ringjalljen, atëherë (dijeni se) Ne ju krijuam prej dheu, pastaj prej një pike fare, pastaj prej një droçke gjaku, pastaj sa një copë mishi e përtypur, që mund të bëhet një krijesë e plotë ose e paplotë, për t’jua bërë të...

2. Atë Ditë, kur ta shihni atë, çdo nënë do të braktisë foshnjën që ka për gjiri dhe çdo shtatzënë do ta nxjerrë para kohe barrën e vet. Ju do t’i shihni njerëzit që duken si turmë të dehurish, ndonëse nuk janë të dehur. Dhe shumë i ashpër do të jetë dënimi i Allahut.

– “Atë Ditë, kur ta shihni atë, çdo nënë do të braktisë foshnjën që ka për gjiri …“ – Aq e madhe do të jetë frika, saqë edhe nëna që ka dashuri të papërshkrueshme për fëmijën e saj të sapolindur, do ta braktisë atë nga tmerri, edhe pse foshnja nuk...