Select Page

78. Luftoni me një luftë të denjë për hir të Allahut! Ai ju zgjodhi ju dhe nuk ju obligoi me ndonjë vështirësi në fé, në fenë e babait tuaj, Ibrahimit. Ai ju quajti myslimanë edhe më parë (në Shkrimet e Shenjta), edhe në këtë (Kur’an), që i Dërguari të jetë dëshmitar mbi ju dhe që ju të jeni dëshmitarë mbi njerëzit. Pra faleni rregullisht namazin, jepeni zekatin dhe mbështetjuni Allahut se Ai është Mbrojtësi juaj – më i Madhi Mrojtës dhe më i Miri Ndihmëtar.

– “Luftoni me një luftë të denjë për hir të Allahut!” – El Xhihad quhet shfrytëzimi i të gjitha mundësive për të arritur qëllimin e caktuar. Të luftosh ose bësh xhihad në rrugën e Allahut, ashtu si e meriton Ai, do të thotë që të bësh...

73. O njerëz! Ja një shembull! Dhe dëgjojeni me vëmendje! Ata të cilët ju i adhuroni në vend të Allahut, nuk mund të krijojnë asnjë mizë, edhe nëse tubohen të gjithë për të. Dhe nëse miza ua rrëmben diçka, ata nuk do të mund ta rimarrin atë prej saj. Të dobët janë edhe lutësit edhe të luturit.

– “O njerëz! Ja një shembull! Dhe dëgjojeni me vëmendje! – Ky është një shembull, që Allahu i Madhëruar na sjell për të na treguar se sa i shëmtuar është adhurimi i idhujve dhe sa të mangëta janë mendjet e atyre që i adhurojnë ata. I Madhëruari na...