Në ajetet e mësipërme, Allahu i Madhëruar na tregoi qartësisht se Ai është i Plotë e Absolut, ndërsa idhujt janë të dobët e të pafuqishëm. Ai na tregoi se është i Vetmi që meriton adhurimin, i Vetmi i adhuruar me meritë. Në vijim, Ai na tregon gjendjen e profetëve dhe veçoritë e tyre, me të cilat dallohen nga të gjitha krijesat. Ai thotë:
– “Allahu i zgjedh të dërguarit prej melekëve dhe prej njerëzve.” – Allahu i Madhëruar zgjedh për t’i bërë të dërguar të Tij vetëm ata që Ai do. Mes melekëve, ka zgjedhur për Shpalljen e Tij ata më të dalluarit. Edhe prej njerëzve ka zgjedhur më të dalluarit, për t’i bërë lajmëtarë e profetë të Tij.
Këta janë më të dalluarit dhe më të pastërtit e llojit të tyre, ata që kanë cilësitë më të plota dhe virtytet më të larta. Profetët janë krijesat më të zgjedhura dhe të dalluara. Ai që i zgjodhi për t’i bërë profetë është i Plotë e Absolut në diturinë e Tij, prandaj asgjë nuk i fshihet diturisë së Tij. Ai që i zgjodhi dëgjon e shikon gjithçka.
– “Allahu dëgjon e sheh gjithçka.” – Dituria, dëgjimi e shikimi i Allahut përfshijnë gjithçka. Kështu, Ai i zgjodhi ata me dituri të plotë se ata janë më të meritueshmit për atë mision. I Madhëruari thotë: