– “Dhe megjithatë, ka prej njerëzve që diskutojnë (polemizojnë) për Allahun pa kurrfarë dije dhe ndjekin çdo shejtan kryeneç (në rebelimin e tij).“ – Ka njerëz që ndjekin rrugën e devijuar të humbjes. Ata polemizojnë kundër të vërtetës dhe mbrojnë të kotën. Ata synojnë të përhapin të kotën dhe luftojnë kundër të vërtetës, ndërkohë që nuk kanë asnjë argument dhe dituri. E vetmja gjë që bëjnë është ndjekja e gjurmëve të udhëheqësve të tyre të humbur, shejtanë të rebeluar kundër Zotit dhe kundër profetëve të Tij. Ata janë të mbushur me urrejtje, armiqësi dhe inat kundër Allahut dhe profetëve. Këta janë udhëheqës, që i ftojnë pasuesit e tyre për në Xhehenem.