Select Page

116. Mos thoni me gjuhët tuaja mashtruese “Kjo është hallall e kjo është haram.” e të shpifni gënjeshtra kundër Allahut! Vërtet, ata që shpifin gënjeshtra kundër Allahut, nuk kanë shpëtim.

– “Mos thoni me gjuhët tuaja mashtruese “Kjo është hallall e kjo është haram.” e të shpifni gënjeshtra kundër Allahut!” – Kurrë mos bëni haram apo të bëni të lejuar nga mendja juaj, duke shpifur kështu për Allahun. Kini frikë Zotin, sepse Ai...

115. Ai jua ndaloi vetëm të ngordhurën, gjakun, mishin e derrit dhe atë që nuk theret në emër të Allahut. Por, kush detyrohet (t’i hajë) pa bërë padrejtësi e pa e tepruar (në ngrënie), Allahu është Falës i Madh, Mëshirëplotë.

– “Ai jua ndaloi vetëm të ngordhurën, gjakun, mishin e derrit dhe atë që nuk theret në emër të Allahut.” – Ai ju bëri të ndaluara veçse ato gjëra që janë të dëmshme, dhe kjo është shenjë kujdesi për ju. Tek “të ngordhurat” përfshihet çdo kafshë...

112. Allahu sjell si shembull një vendbanim që ishte i sigurt dhe i qetë, të cilit i vinte rizku nga të gjitha anët me mbushulli, kurse ata (banorët) i mohuan të mirat e Allahut. Atëherë, Allahu, për shkak të sjelljes së tyre, ua veshi petkun e urisë dhe të frikës.

Ky vendbanim për të cilin bëhet fjalë në ajet ishte Meka e nderuar, e cila ishte vend paqeje dhe sigurie, ku askush nuk dëmtohej e luftohej. Madje, edhe në kohën e injorancës paraislamike ky ishte një rregull i pathyeshëm. Edhe nëse dikush e shihte vrasësin e të atit...

111. Ditën kur çdo njeri do të vijë (i vetëm) e do të polemizojë për (të mbrojtur) vetveten, çdokush do të shpërblehet plotësisht për atë që ka bërë dhe nuk do t’i bëhet asnjë padrejtësi.

Ditën e Gjykimit, çdokush do të shqetësohet veçse për vetveten. Çdokush do të thotë: “Oh, vetja ime, vetja ime!” Asgjë tjetër nuk do t’i interesojë. Atë ditë, çdo njeri do të ketë nevojë qoftë edhe për një grimë të vogël mirësie e sevapi, që mund t’i shërbejë për...