Select Page

Ditën e Gjykimit, çdokush do të shqetësohet veçse për vetveten. Çdokush do të thotë: “Oh, vetja ime, vetja ime!” Asgjë tjetër nuk do t’i interesojë. Atë ditë, çdo njeri do të ketë nevojë qoftë edhe për një grimë të vogël mirësie e sevapi, që mund t’i shërbejë për t’i shpëtuar ndëshkimit të të Drejtit. Allahu i Madhëruar thotë: “Ditën kur çdo njeri do të vijë e do të polemizojë për vetveten, çdokush do të shpërblehet plotësisht për atë që ka bërë dhe nuk do t’i bëhet asnjë padrejtësi.”

Çdokujt do t’i jepet i plotë shpërblimi për çfarë ka punuar, të mirë ose të keqe. Askujt nuk do t’i bëhet padrejtësi, as nuk do t’i shtohen të këqijat që ka bërë dhe as nuk do t’i pakësohen të mirat që ka bërë.