Select Page

70. Pasi u dha furnizimet (e nevojshme), ai futi një enë (të çmueshme) në ngarkesën e vëllait të vet. Pastaj një lajmëtar thirri: “O ju udhëtarë të karvanit! Ju qenkeni hajdutë të vërtetë.

– “Pasi u dha furnizimet (e nevojshme), ai futi një enë (të çmueshme) në ngarkesën e vëllait të vet.” – Ai ua përgatiti me kujdes dhe bollëk barrën e bereqetit dhe ua ngarkoi në deve, njëra nga të cilat ishte deveja e Beniaminit. Pas kësaj, ai e vuri enën...

68. Ata hynë atje ashtu siç i pati porositur i ati. Por, kjo nuk ishte diçka që do të mund t’i ndihmonte nga caktimi i Allahut. Ajo ishte veçse një dëshirë e Jakubit në veten e tij, të cilën e tha. Ai i dinte mirë ato që Ne i kishim mësuar, ndërsa shumica e njerëzve nuk i dinë

– “Ata hynë atje ashtu siç i pati porositur i ati. Por, kjo nuk ishte diçka që do të mund t’i ndihmonte nga caktimi i Allahut. Ajo ishte veçse një dëshirë e Jakubit në veten e tij, të cilën e tha.” –  Vëllezërit e zbatuan porosinë e të atit, por, pa...

67. Ai tha: “O bijtë e mi! Mos hyni atje nga e njëjta portë, por nga porta të ndryshme! Por (me këshillën time), unë nuk mund të shmang prej jush asgjë prej caktimit të Allahut. I gjithë pushteti i përket vetëm Allahut. Unë vetëm Atij i mbështetem dhe vetëm Atij le t’i mbështeten besimtarët.

– “Ai tha: “O bijtë e mi! Mos hyni atje nga e njëjta portë, por nga porta të ndryshme!” –  Pasi e lejoi djalin të shkonte me ta, Jakubi i porositi që, kur të mbërrinin në Egjipt, të mos hynin nga një portë të gjithë së bashku, por nga porta të ndryshme. Me...

66. Ai (Jakubi) tha: “Nuk kam për ta dërguar atë me ju, derisa të më betoheni në Allahun, se do të ma ktheni pas, përveç nëse ju diktojnë rrethanat e vërtet nuk mundeni.”. Kur ata u betuan me betime të forta, ai tha: “Allahu është Dëshmitar (dhe Ruajtës) për gjithçka që thamë.”

– “Ai (Jakubi) tha: “Nuk kam për ta dërguar atë me ju, derisa të më betoheni në Allahun, se do të ma ktheni pas, përveç nëse ju diktojnë rrethanat e vërtet nuk mundeni.” – Kuptimi: Betohuni në Allahun e Lartësuar se do të ma ktheni pas, përveç nëse ju...

65. Kur (vëllezërit e Jusufit) hapën ngarkesën, gjetën aty mallin e tyre (për pagesë), që u ishte kthyer, dhe thanë: “O baba! Ç’duam më tepër?! Ky është malli ynë (për pagesë). Na qenka kthyer! Ne do të kemi më shumë drithë për familjen tonë; ne do të kujdesemi për vëllanë tonë dhe do të kemi edhe një ngarkesë deveje më shumë. Kjo është veçse një sasi e vogël.

– “Kur (vëllezërit e Jusufit) hapën ngarkesën, gjetën aty mallin e tyre (për pagesë), që u ishte kthyer, …” – Pas kësaj bisede, ata hapën barrët e ngarkuara në kafshët e tyre dhe atje panë se edhe malli që ata kishin dhënë në këmbim të këtij bereqeti...