– “Kur u futën te Jusufi, ai e afroi pranë vetes vëllanë e vet dhe i tha: “Unë jam yt vëlla, por ti mos u mërzit për veprën e tyre!”” – Kur i erdhën të vëllezërit, Jusufi afroi pranë vetes Beniaminin, të cilin ai ua kishte kërkuar ta sillnin në vizitën e radhës. Ai e veçoi të vëllanë dhe i tregoi fshehtas se ishte Jusufi, duke i thënë: “Mos u mërzit për veprën e tyre, sepse përfundimi do të jetë shumë më i mirë për ne.” Pastaj Jusufi (a.s) i tregoi Benjaminit planin që kishte përgatitur për ta mbajtur atë pranë vetes deri në fund.