Select Page

76. Atëherë, ai filloi të kontrollonte ngarkesat e tyre, përpara ngarkesës së vëllait të vet. Më në fund ai e nxori atë (gotën) nga ngarkesa e të vëllait. Kështu, e mësuam Ne Jusufin të bënte këtë plan. Sipas ligjit të Mbretit, atij nuk i takonte ta mbante vëllanë e vet, veç nëse do të ishte dëshira e Allahut. Ne e lartësojmë në dituri atë që duam. Por, mbi çdo të ditur, ka të tjerë edhe më të ditur.

– “Atëherë, ai filloi të kontrollonte ngarkesat e tyre, përpara ngarkesës së vëllait të vet.” – Jusufi (a.s.) e filloi kontrollin me ngarkesat e tyre, para se të kontrollonte barrën e Benjaminit, që të mos ngjallte dyshime tek ata se ndoshta e kishte bërë...

71. Ata u kthyen dhe thanë: “Çfarë ju ka humbur?”

– “Ata u kthyen dhe thanë: “Çfarë ju ka humbur?!”” –  Vëllezërit e Jusufit, për të larguar dyshimin rreth tyre, u kthyen përsëri, që t’i kontrollonin ngarkesat e tyre. Zakonisht, hajduti nuk ka synim tjetër pas vjedhjes, veçse të largohet me atë që ka...