Select Page

80. Kur e humbën shpresën (se mund të bënin gjë), u veçuan për t’u këshilluar me njëri-tjetrin. Më i madhi i tyre tha: “A mos e harruat që babai ka marrë prej jush betimin në Allah?! Ju e keni shkelur edhe një herë tjetër besën, kur ishte fjala për Jusufin. Unë nuk largohem prej këtij vendi, derisa të më lejojë im atë ose të gjykojë Allahu për mua. Ai është Gjykatësi më i drejtë.

– “Kur e humbën shpresën (se mund të bënin gjë), u veçuan për t’u këshilluar me njëri-tjetrin.” – Kur e humbën shpresën se Jusufi do t’ua jepte me vete vëllain e tyre, u veçuan për t’u konsultuar. U mblodhën së bashku veç ata dhe askush tjetër. Kështu, ata...

78. Ata (bijtë e Jakubit) thanë: “O zotëri! Ai ka një baba të shtyrë në moshë, ndaj, në vend të tij, merr njërin prej nesh! Ne po shohim se qenke, vërtet bamirës i madh.

– “Ata (bijtë e Jakubit) thanë: “O zotëri! Ai ka një baba të shtyrë në moshë, ndaj, në vend të tij, merr njërin prej nesh!” – Do të jetë shumë e rëndë për babain tonë që të mos ia kthejmë të birin. – “Ne po shohim se qenke, vërtet bamirës i madh!”...

77. Ata (bijtë e Jakubit) thanë: “Në pastë vjedhur ky, atëherë ka vjedhur më parë edhe një vëlla i tij.” Por, Jusufi i mbajti të fshehtë në vete dhe nuk ua tregoi atyre këto fjalë: “Ju jeni në pozitë shumë më të keqe dhe Allahu e di më së miri atë që ju po thoni.

– “Ata (bijtë e Jakubit) thanë: “Në pastë vjedhur ky, atëherë ka vjedhur më parë edhe një vëlla i tij.”” – Kur vëllezërit e Jusufit panë atë që panë, thanë: “Nëse ky ka vjedhur, atëherë kjo nuk është dhe aq çudi.” Ata kishin për qëllim Jusufin, duke...