– “Ti dërgo njerëz e pyet në qytetin ku ishim dhe karvanin me të cilin kemi ardhur!” – Nëse ti dyshon në fjalët tona, atëherë pyet në qytetin ku ishim dhe karvanin me të cilin erdhëm. Edhe ata ishin dëshmitarë për këtë që po të themi.
– “Ne po të themi të vërtetën.” – Nuk po gënjejmë dhe nuk kemi tjetërsuar asgjë, por veç po themi atë që është reale. Por dëshpërimi i babait u shtua më tepër, prandaj nisi t’i akuzonte edhe për këtë rast, sikurse bëri në rastin e parë: