Select Page

28. Por, kur ai (burri i saj) e pa këmishën që ishte grisur nga prapa, tha: “Kjo është një nga dredhitë tuaja (të femrave). Me të vërtetë, dredhitë tuaja janë të mëdha.

– “Por, kur ai (burri i saj) e pa këmishën që ishte grisur nga prapa, tha: “Kjo është një nga dredhitë tuaja (të femrave).”” – Tani e kuptuan që Jusufi ishte i sinqertë dhe i pastër nga akuza. Atëherë bashkëshorti i drejtohet gruas së vet dhe i thotë:...

26. Ai (Jusufi) tha: “Qe ajo që kërkoi të më tundonte mua, kundër dëshirës sime.” Një dëshmitar nga familja e saj gjykoi: “Nëse këmisha e tij është grisur përpara, ajo ka thënë të vërtetën, kurse ai gënjen.

– “Ai (Jusufi) tha: “Qe ajo që kërkoi të më tundonte mua, kundër dëshirës sime.”” – Atëherë, në këtë gjendje njëri nga ata ose thoshte të vërtetën, ose mashtronte. Por askush nuk e dinte se cili ishte i vërteti dhe cili mashtruesi, prandaj Allahu i...

25. Që të dy vrapuan drejt derës dhe, në këtë kohë, ajo i grisi këmishën nga mbrapa. Tek dera, ata hasën zotërinë (burrin) e saj. Ajo tha: “Çfarë ndëshkimi meriton ai që tentoi të bënte keq në familjen tënde, përveçse burgosjes ose diçkaje tjetër më të dhembshme.

– “Që të dy vrapuan drejt derës dhe, në këtë kohë, ajo i grisi këmishën nga mbrapa.”” – Jusufi (a.s) e refuzoi fort kërkesën e zonjës për të bërë atë turp të madh dhe bëri të ikte, për të shpëtuar prej saj. Ai nxitoi drejt derës, por edhe ajo vrapoi dhe...

24. Ajo e dëshiroi fort atë, aq sa edhe ai do ta kishte lakmuar atë, sikur të mos shihte provën e Zotit të vet. Kështu, Ne vendosëm që të largonim prej tij të keqen dhe poshtërsinë. Vërtet, ai ishte nga robërit Tanë të sinqertë.

– “Ajo e dëshiroi fort atë, aq sa edhe ai do ta kishte lakmuar atë, sikur të mos shihte provën e Zotit të vet. Kështu, Ne vendosëm që të largonim prej tij të keqen dhe poshtërsinë. Vërtet, ai ishte nga robërit Tanë të sinqertë.” – Ajo që e ndaloi Jusufin...

23. Zonja e shtëpisë ku ndodhej Jusufi nisi ta tundonte, kundër dëshirës së tij. Ajo i mbylli të gjitha dyert dhe i tha: “Eja, jam e gatshme për ty!”. Por ai tha: “Allahu më ruajtë! Zotëria im (bashkëshorti yt), me plot bujari, më nderoi e më strehoi. S’ka dyshim se keqbërësit nuk shpëtojnë kurrë.

Nuk ka dyshim se kjo sprovë ishte shumë herë më e rëndë për Jusufin, sesa ajo që pësoi nga vëllezërit e tij. Durimi i nevojshëm për të dalë faqebardhë nga kjo sprovë duhej të ishte shumë më i madh, sepse aty ishin të gjitha mundësitë që të bëhej gjynahu. Kjo sprovë...