Select Page

33. Ai tha: “O Zoti im! Parapëlqej më shumë burgun, sesa atë ku më ftojnë ato. Nëse Ti nuk e largon kurthin e tyre prej meje, unë mund të prirem drejt tyre e të hyj në rradhën e të paditurve.

–  “Ai tha: “O Zoti im! Parapëlqej më shumë burgun, sesa atë ku më ftojnë ato.” – Kjo tregon se edhe gratë e tjera filluan ta joshnin Jusufin që të bënte edhe me to atë që kërkonte zonja e tij. Megjithatë, Jusufi zgjodhi më mirë burgun dhe ndëshkimin e...

32. Atëherë, ajo tha: “Ja, ky është ai, për të cilin ju më fajsuat. Unë u përpoqa ta tundoja atë, po ai u përmbajt fort. Por, nëse nuk bën atë që e urdhëroj unë, ai do të burgoset dhe do të poshtërohet.

– “Atëherë, ajo tha: “Ja, ky është ai, për të cilin ju më fajsuat. Unë u përpoqa ta tundoja atë, po ai u përmbajt fort.” – Me gjithë këmbënguljen e saj për ta joshur, Jusufi ishte larguar dhe ishte mbrojtur. Nga ana tjetër, sa më shumë kalonte koha, aq më...

31. Kur ajo dëgjoi për thashethemet e tyre, u çoi fjalë për t’i ftuar dhe u përgatiti një gosti. Çdonjërës prej tyre i dha nga një thikë dhe i tha atij (Jusufit): “Dil para tyre!” Kur e panë, ato ngelën të shtangura (nga bukuria e tij), aq sa prenë edhe duart dhe pastaj thanë: “Allahut i qofshim falë! Ky nuk është njeri. Ky duhet të jetë ndonjë melek fisnik.

–  “Kur ajo dëgjoi për thashethemet e tyre, u çoi fjalë për t’i ftuar …” – Atëherë, gruaja e Ministrit i ftoi gratë e qytetit në pallatin e saj për një gosti, me qëllim që atje t’u prezantonte Jusufin (a.s.). – “… dhe u përgatiti një...

30. Disa nga gratë e qytetit thanë: “Gruaja e zotërisë i është vërsulur marrëzisht shërbëtorit të vet. Asaj i ka hyrë në loçkë të zemrës dashuria për të. Me siguri që ajo e ka humbur fare.

– “Disa nga gratë e qytetit thanë: “Gruaja e zotërisë i është vërsulur marrëzisht shërbëtorit të vet.”” – Kjo tregon se lajmi u përhap gjerësisht në qytet, aq sa gratë e atjeshme po e përmendnin shpesh në bisedat e tyre. Sipas gjykimit të tyre, kjo ishte...