– “Jusuf, qëndro larg kësaj!” – Domethënë, harroje këtë çështje dhe mos ia trego askujt. Në këtë mënyrë, ai dëshironte që ta fshihte këtë ngjarje që ndodhi brenda shtëpisë së tij. Pastaj iu drejtua të shoqes:
– Kurse ti tjetra kërko falje për gjynahun tënd, se, vërtet ti je fajtorja!” – Kështu, ai urdhëroi Jusufin që ta harronte këtë çështje dhe të mos fliste me njeri, dhe pasataj urdhëroi të shoqen të kërkonte falje dhe të pendohej për këtë gabim. Ky ishte vendimi i çasteve të para pas ngjarjes.