Select Page

– “Atëherë, ajo tha: “Ja, ky është ai, për të cilin ju më fajsuat. Unë u përpoqa ta tundoja atë, po ai u përmbajt fort.” – Me gjithë këmbënguljen e saj për ta joshur, Jusufi ishte larguar dhe ishte mbrojtur. Nga ana tjetër, sa më shumë kalonte koha, aq më tepër shtohej dashuria për këtë djalosh kaq të përmbajtur dhe të ndershëm. E verbuar dhe e dehur nga kjo dashuri, mu në sy të atyre grave të tjera, ajo thotë:

– “Por, nëse nuk bën atë që e urdhëroj unë, ai do të burgoset dhe do të poshtërohet.”. – Me anë të kërcënimit, ajo kërkonte të plotësonte dëshirën e saj. Por Jusufi (a.s) i drejtohet Zotit të tij, duke i kërkuar strehim, mbrojtje dhe ndihmë, që ta shpëtonte nga kurthi i tyre: