– “Ai (Jusufi) tha: “Qe ajo që kërkoi të më tundonte mua, kundër dëshirës sime.”” – Atëherë, në këtë gjendje njëri nga ata ose thoshte të vërtetën, ose mashtronte. Por askush nuk e dinte se cili ishte i vërteti dhe cili mashtruesi, prandaj Allahu i Lartësuar bëri që e vërteta të ketë shenja dalluese të saj.
Shpesh, njerëzit mund të arrijnë që t’i shohin e kuptojnë këto shenja, por ka raste që ata nuk mund t’i zbulojnë ato. Megjithatë, në këtë rast, Allahu i Lartësuar bëri të mundur që e vërteta të dilte në shesh përmes fakteve e provave, sepse Ai e donte të pastër figurën e profetit dhe të zgjedhurit të Tij, Jusufit (a.s). Kështu, Allahu i Lartësuar bëri të mundshme që të vinte dikush nga familja e gruas, që të gjykonte përmes fakteve, se çfarë kishte ndodhur në të vërtetë. Ai tha:
– “Një dëshmitar nga familja e saj gjykoi: “Nëse këmisha e tij është grisur përpara, ajo ka thënë të vërtetën, kurse ai gënjen.”” – Nëse këmisha është grisur nga përpara, ai është mashtrues, sepse kjo tregon se është ai që e ka sulmuar, ndërsa ajo ia ka grisur këmishën, duke u përpjekur që të çlirohej prej tij. Por, në rastin tjetër.