Select Page

63. “O populli im! Nuk e shihni? Nëse unë bazohem në argumente nga Zoti im, – dhe Ai më ka dhuruar mëshirë prej Tij, – kush do të më mbrojë mua nga Allahu, nëse unë nuk i bindem Atij? Atëherë, ju nuk do të më shtonit gjë tjetër veç humbjes.

– “O populli im! Nuk e shihni? Nëse unë bazohem në argumente nga Zoti im, – dhe Ai më ka dhuruar mëshirë prej Tij, –  kush do të më mbrojë mua nga Allahu, nëse unë nuk i bindem Atij?” – Tani që unë jam i sigurt në të vërtetën që më dhuroi Zoti, e...

62. Ata thanë: “O Salih! Ti vërtet ke qenë shpresëdhënës mes nesh më përpara. Si, vallë, po na ndalon (tani) që të adhurojmë atë që adhuronin prindërit tanë?! Vërtet, ne jemi në mëdyshje për atë, në të cilën po na fton.

– “Ata thanë: “O Salih! Ti vërtet ke qenë shpresëdhënës mes nesh më përpara.”” – Kuptimi: Ne kishim shpresa të mëdha tek ti. Ne të mendonim njeri me mend dhe të dobishëm. Me këto fjalë, edhe pse me qëllim të keq, në njëfarë mënyre ata dëshmuan se e njihnin...

61. Edhe te Themudët dërguam vëllanë e tyre, Salihun. Ai u tha: “O populli im, adhurojeni Allahun! Ju nuk keni zot tjetër që meriton adhurimin veç Tij. Është Ai që ju krijoi nga toka dhe ju bëri banorë të saj. Kërkoni falje prej Tij dhe gjithmonë pendohuni tek Ai! Me të vërtetë, Zoti im është afër dhe i’u përgjigjet (lutjeve tuaja).

– “Edhe te Themudët dërguam vëllain e tyre, Salihun. Ai u tha: “O populli im, adhurojeni Allahun! Ju nuk keni zot tjetër që meriton adhurimin veç Tij.” – Edhe në popullin e Themudit, Allahu i Madhëruar dërgoi profetin e Tij, Salihun. Ata janë quajtur Adët...

58. Kur erdhi caktimi Ynë, atëherë, me mëshirën Tonë, Ne i shpëtuam Hudin, e së bashku me të, edhe ata që kishin besuar. Ne i shpëtuam ata prej një Ndëshkimi të ashpër.

– “Kur erdhi caktimi Ynë, atëherë, me mëshirën Tonë, Ne shpëtuam Hudin, e së bashku me të, edhe ata që kishin besuar. Ne i shpëtuam ata prej një ndëshkimi të ashpër.” – Ata shpëtuan nga ndëshkimi i rëndë që goditi popullin e tyre. Aq i rëndë ishte ai...