Select Page

57. Nëse ata kthejnë shpinën (thuaju): “Unë tashmë jua kam përcjellë qartë atë me të cilin jam dërguar te ju. Zoti im mund t’ju zëvendësojë me një popull tjetër e ju nuk mund t’i bëni Atij kurrfarë dëmi. Vërtet, Zoti im është Mbikëqyrës mbi çdo gjë.

– “Nëse ata kthejnë shpinën (thuaju): “Unë tashmë jua kam përcjellë qartë atë me të cilin jam dërguar te ju.” – Edhe nëse i ktheni shpinën ftesës sime, unë e kam kryer detyrën ndaj jush. Unë jua përçova qartë dhe saktësisht mesazhin, prandaj nuk kam asnjë...

54. Ne themi se ndonjë prej idhujve tanë të ka goditur me ndonjë të keqe.” Ai tha: “Unë kam dëshmitar Allahun, por dëshmoni edhe ju që unë distancohem nga idhujt që ju adhuroni.

– “Ne themi se ndonjë prej idhujve tanë të ka goditur me ndonjë të keqe!” Ai tha: “Unë kam dëshmitar Allahun, por dëshmoni edhe ju që unë distancohem nga idhujt që ju adhuroni veç Tij.” – Ne besojmë se zotat tanë duhet të të kenë ndëshkuar me çmenduri,...

52. O populli im! Kërkoni falje prej Zotit tuaj dhe kthejuni Atij të penduar! Ai do t’ju lëshojë shi me mbushulli dhe do t’ju shtojë fuqi mbi fuqinë tuaj. Prandaj mos ktheni shpinën e mos u bëni të padrejtë!

– “O populli im! Kërkoni falje prej Zotit tuaj dhe kthejuni Atij të penduar!” – Kërkoni falje për idhujtarinë e gjynahet e kaluara, dhe pastaj pendohuni vazhdimisht për çdo gjynah e mangësi në të ardhmen. Gjithmonë të jeni të kthyer te Zoti juaj, me pendim...